IHH ndihmë humanitare për Gazën

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia, më mbështetjen e bamirësve ka dhuruar ushqim për 500 familje dhe rroba për 460 fëmijë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga IHH thuhet se në Rripin e Gazës, i cili ndodhet nën rrethim që nga viti 2006 e deri më tani, po vazhdon kriza humanitare.

IHH vazhdon aktivitetet e ndihmave në rajon ndërsa në kuadër të aktiviteteve për ndihma humanitare ka dhuruar ushqim për 500 familje dhe rroba për 460 fëmijë në Gaza.

Zv/kryetari, përgjegjës për Marrëdhënie të Jashtme të IHH-së, Vahdettin Kaygan me këtë rast ka thënë se në kuadër të projektit për rroba kanë shpërndarë çizme, çorapa dhe këmisha për 230 djem dhe çizme, çorapa dhe bluza për 230 vajza.

Ai theksoi se këto ndihma janë realizuar për të treguar se janë pranë popullit të Gazës dhe për të mbajtur gjallë shpirtin e vëllazërisë.

Kaygan tha se me mbështetjen e bamirësve planifikojnë që t’i vazhdojnë aktivitetet e tilla për të lehtësuar gjendjen e popullit në Gaza dhe për të mbështetur gjendjen ekonomike të tyre.

Share Button