Igor Soltes: Raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën, nipi i ish-politikanit jugosllav

Raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, është nipi i ish politikanit jugosllav slloven Edward Kardelj.

Raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Soltes, është nipi i ish politikanit jugosllav slloven Edward Kardelj.

Ai i përkujton “Sputnik” se ai u përpoq të fitonte simpatinë e Prishtinës në deklaratën e parë, duke thënë se sfida më e madhe në mandatin e tij do të jenë pesë shtetet anëtare të BE’së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Soltes, i cili erdhi në atë vend në vend të Urlike Lunaçek, gjithashtu vuri në dukje se Bashkimi Evropian pret që Prishtina të përfundojë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Sputnik” vëren se BE, që është ndërmjetësi kryesor në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, që nga fillimi ka marrë qëndrimin se dialogu është neutral ndaj statusit, me fjalë të tjera, se tema e dialogut nuk do të jetë statusi i Kosovës, dhe që prej shumë kohësh ka konsideruar se në asnjë mënyrë nuk do të ketë presion mbi pesë anëtarët e tjerë të Bashkimit që ta njohin Kosovën./Periskopi/

Share Button