Idlib, OKB dërgon 17 kamionë me ndihma humanitare

OKB ka dërguar 17 kamionë me ndihma humanitare për banorët e qytetit sirian të Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona humanitare e përbërë nga 17 kamionë ka kaluar pikën kufitare Cilvegozu në rajonin Reyhanli në Hatay. Autokolona lëviz në shoqërim të pjesëtarëve të xhandarmërisë turke dhe zyrtarëve të OKB-së.

Kamionët bartin ndihmën për të cilën kanë nevojë banorët e Idlibit dhe në fshatrat përreth. Idlib ndodhet rreth pesë kilometra nga qarku kufitar Reyhanli, të provincën turke Hatay.

Lufta civile në Siri ka filluar në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad u përpoq të shtypin me forcë protestat masive pro-demokracisë në vend. Lufta në formën e forcave të regjimit në njërën anë dhe opozitës në anën tjetër ishte e shkurtër. Dega siriane e organizatës terroriste PKK (PYD/YPG) përfitoi nga lufta për të marrë kontrollin në verilindje të vendit. Degët e Al-Kaedës kanë luftuar kundër të gjithëve për të ringjallur këtë lëvizje terroriste në frymën e saj të fundit, dhe në vitin 2014, si një subjekt i ri në luftën paraqitet organizata terroriste DEASH.

Që nga fillimi i luftës vazhdojnë edhe luftimet mes grupeve opozitare, karakteristikë e vetëm e përbashkët e të cilëve është lufta e tyre kundër regjimit, kurse mes tyre dallojnë me të gjitha parametrat e tjerë. Përleshjet e reja midis grupeve opozitare ndërlikojnë më tej situatën në terren, por edhe pengojnë procesin e vendosjes së paqes.

Share Button