“I dhuron” policisë 4 çanta me drogë, arrestohet me 100 gram

Rreth një javë më parë, një shqiptar ka arritur t’i shpëtojë policisë së Gjenevës duke “i dhuruar” katër çanta me drogë, or fati nuk ishte me të. Ai është arrestuar të enjten por këtë herë kishte vetëm rreth 100 gr drogë nën kapele.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Policia u përball me të njëjtin person për të cilin ishte vënë në ndjekje prej së martës së kaluar. Me syze dielli, kapele, djaloshi pavarësisht përpjekjeve për maskim u ndalua nga policia e Gjenevës. Gjatë kontrollit rutinë nën kapele atij iu gjet 104.9 gramë heroinë.

Ai ka pranuar se drogën e kishin për shpërndarje.

Share Button