OKB: Kriza e Qipros mund të gjejë zgjidhje

Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci ka pritur në një takim, të dërguarin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Qipron, Espen Barth Eide, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin i cili u mbajt në kryeqytetin Lefkosa, kanë marrë pjesë edhe negociatori qipriot turk, Ozdil Nami, zëdhënësi presidencial Barish Burgju si dhe përfaqësuesja e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Elizabeth Spehar.

Në konferencën për mediat menjëherë pas takimit, Eide tha se “përkujtimi Enosis në shkollat greke është një problem i cili është shfaqur gjatë negociatave”, për të shtuar se janë duke u shqyrtuar mundësitë për tejkalimin e kësaj çështjeje.

Së fundmi, Parlamenti i Greqisë votoi masën e cila parasheh që në shkollat greke të përkujtohet referendumi i vitit 1950 në të cilin grekët qipriotë votuan me shumicë dërmuese që Athina të marrë ishullin, përmes asaj që quhet “Enosis” (Union).

Negociatat në Qipro kishin rifilluar më 15 maj të vitit 2015 me ndërmjetësimin e këshilltarit të posaçëm të OKB-së, Espen Barth Eide pas ardhjes në detyrë të presidentit të Qipros Turke Akinci.

Negociatat përbëhen nga gjashtë tituj kryesorë, si Ekonomia, Bashkimi Evropian, Pronat, Ndarja e qeverisë-pushtetit, Territori, Siguria, etj.

Share Button