Hungaria: Nuk është faji i Turqisë por i Brukselit

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar se kontakti i Turqisë me qytetarët që jetojnë jashtë vendit është një aktivitet normal.

“Ne si hungarezë e kuptojmë shumë mirë këtë çështje. Sepse shumë qytetarë hungarezë jetojnë jashtë vendit tonë. Është mëse normale që qeveria jonë të jetë në kontakt me qytetarët e saj jashtë vendit dhe të këshillohet me ta”, ka thënë Szijjarto dhe më pas ka shtuar se “Pakti mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë është në rrezik.”
Duke vënë në dukje se është shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur mes Turqisë dhe Holandës, Szijjarto ka theksuar se është një situatë e pazakontë që dy vende anëtare të NATO-s të kenë probleme për një çështje të tillë.

Duke u shprehur se kritikat e vazhdueshme ndaj Turqisë pas arritjes së marrëveshjes mes saj dhe BE-së për refugjatët janë shumë të gabuara, ai në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Pas firmosjes së marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, liderët e unionit pothuajse kanë hyrë në një garë se kush do të kritikojë më shumë Presidentin e Turqisë (Recep Tayyip Erdoğan) dhe qeverinë e këtij vendi. Ky është një gabim i madh.”

Ndër të tjera aitha se BE-ja duhet t’i përmbahet plotësisht marrëveshjes dhe të plotësojë të gjitha kushtet.

“Evropa duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e marrëveshjes. Zyrtarët në Bruksel të mos bëjnë dinakëri duke hedhur në rrezik sigurinë e Evropës. Komisioni i Evorpian gënjeu kur tha se do të shqyrtojnë në të njëjtën kohë si çështjen e refugjatëve ashtu edhe atë të heqjes së vizave. Turqia nuk ka asnjë faj në këtë mes. Është krejtësisht faji i Brukselit. Realisht politika e Evropës për vizat nuk është shumë e besueshme. Ende nuk janë hequr vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë edhe pse këto vende i kanë plotësuar të gjitha kushtet”- shtoi ai.

Anadolu Agency

Share Button