Hungari, asgjësohen mbi 3 milionë shpendë shkak i gripit

Në kuadër të luftës kundër gripit të shpezëve në Hungari, në këtë vend, në katër muajt e fundit janë shkatërruar më shumë se 3.2 milionë shpendë, raporton Anadolu Agency (AA).

Veterineri Lajos Bognar i cili foli në forumin e Ministrisë së Bujqësisë të Hungarisë, theksoi se virusi i gripit të shpezëve (H5N8) ka prekur 233 ferma në mbarë vendin.

Bognar shtoi se virusi i cili nuk transmetohet tek njerëzit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Hungari.

Hungaria më parë me qëllim të parandalimit të përhapjes së gripit të shpendëve në shumë pjesë të vendit kishte urdhëruar që shpezët të mbahen në hapësira të posaçme.

Për shkak të virusit H5N8, ndër të tjera, Kanadaja, Afrika e Jugut, Izraeli, Japonia kanë ndaluar importet e shpezëve nga Hungaria.

Share Button