Humb jetën në minierën e Bulqizës një minator 20-vjeçar

Një minatori ka humbur jetën në minierën e Bulqizës gjatë së mërkurës. Viktima është shtetasi Eduard Dama, 20-vjeç i cili ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa punonte në galeri.

Të riut i ra sipër një masiv shkëmbor duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share Button