Huffington Post: Shoqëria amerikane e preokupuar me racizmin

Rezultatet e një sondazhi të dy institucione shkencore në Amerikë, dëshmojnë se populli amerikan edhe pse pretendon se kundërshton superioritetin e të bardhëve ndaj zezakëve, prapë ka prirje raciste.

Sipas gazetës amerikane Huffington Post, rezultatet e sondazhit të përbashkët të kryer nga Instituti Ipsos dhe Universiteti i Vixhinias, tregojnë se në Amerikë edhe pse ekziston një mbështetje e vogël për neonazistët dhe për superioritetin e të bardhëve ndaj zezakëve, prapë ekzistojnë pikëpamje radikale raciste. Ky sondazh ka zgjatur nga 21 gushti deri më 5 shtator, disa javë pas trazirave të përgjakshme në Virxhinia, ku u intervistuan 5 mijë e 360 amerikanë të moshës madhore. Në sondazh, 31 për qind e amerikanëve thanë se Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë trashëgiminë e evropianëve të bardhë. Gjithashtu, vetëm 8% e pjesëmarrësve thanë se mbështetën nacionalizmin e bardhë si një lëvizje, por 39% e amerikanëve mendojnë se të bardhët janë objekt i sulmeve. Gjithashtu, një në çdo gjashtë amerikanë beson se martesa duhet të lejohet vetëm midis racave. Kyle Kondick, drejtor i çështjeve politike në Universitetin e Virxhinias, thotë se rezultatet e anketës tregojnë se komuniteti amerikan ka pikëpamje raciste./ PT

Share Button