HRW ka dokumentuar sulmet me armë kimike në Siri

Organizata Human Rights Watch ka njoftuar se forcat e regjimit të Sirisë që nga muaji dhjetor e deri më tani kanë kryer të paktën katër sulme me armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata me qendër në New York ka njoftuar për publikun në konferencën për media të mbajtur në OKB rezultatet e inspektimeve të kryera mbi intervistat e zhvilluara në Siri dhe vendet e rajonit si dhe me fotografitë dhe videot nga banorët e rajonit dhe prova të ngjashme.

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth tha se forcat e qeverisë së Sirisë nga muaji dhjetor e deri në mars kanë sulmuar me armë kimike tre herë dhe katër herë më 4 prill në rajonin Han Shejhun.

Duke vënë theksin se sulmet janë në karakterin sistematik dhe të parhapura dhe se në përgjithësi kanë patur në objektiv civilët, Roth tha se “Kjo veçori e sulmeve mund të përballojë bazën ligjore të nevojshme që këto të pranohen si krim kundër njerëzimit”.

– “Avionët luftarakë, helikopterët dhe forcat tokësore”

Pasi ka bërë të ditur se civilët në sulme janë vendosur në objektiv qëllimisht, Roth tha se “Qeveria në gjashtë muajt e fundit me avionë luftarakë, helikopterët dhe forcat tokësore ka kryer sulme me gaz sarin dhe klorin në Damask, Hama, Idlib dhe Halep. Këto sulme janë përdorimi sistematik dhe përdorimi në mënyrë të përhapur i armëve kimike”.

Ai tha se nuk janë të drejta deklaratat e regjimit dhe Rusisë në çështjen e sulmit në Han Shejhun. “Bomba e hedhur nga ajri ka goditur depon kimike”, tha Roth.

Gjithashtu Roth u shpreh se mbetjet e armatimeve në videot dhe fotografitë e sulmit në Han Shejhun janë prodhim sovjetik dhe janë veçanërisht në përputhje bombat e prodhuara për të kryer sulme me gaz sarin.

Duke dhënë informacione mbi tre sulmet e tjera, Roth thekson se këto sulme janë kryer nga avionët luftarakë më 11 dhe 12 dhjetor në lindje të rajonit Hama, dhe më 30 mars në veri të Hama-s.

– Thirrje KS-OKB-së

Kenneth Roth, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe kërkoi që KS-OKB të marrë vendime në mënyrë që ekipet e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) të zhvillojnë hetime pa pengesa.

“Rusia dhe Kina të ndalojnë përdorimin e vetos në KS-OKB për të shmangur llogaridhënien e autorëve përgjegjës të krimeve në Siri. Autorët e këtyre krimeve serioze duhet të dërgohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”, tha Roth.

Ai i bërë thirrje Iranit dhe Rusisë që të ushtrojnë presion mbi regjimin e Sirisë që t’i japë fund sulmeve me armë kimike dhe të sigurojë që ekipi i OPCW-së të mund të kryejë hetimet.

Share Button