“Home”, shpallet filmi më i mirë kosovaro-britanik

Filmi i shkurtër kosovaro-britanik “Home” është shpallur si filmi më i mirë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër në Akademinë Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).
Produksioni kosovaro-britanik “Home”, i cili shtjellon fatin e refugjatëve në një pikëpamje universale, fillimisht u nominua për Çmimet Evropiane të Filmit në shtator të vitit të kaluar, kurse dy muaj më pas u nominua për BAFTA.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017, e cila u mbajt natën e së dielës, filmi “Home” mori çmimin për filmin më të mirë britanik me metrazh të shkurtër.

“HOME” me regji nga Daniel Mulloy si dhe producentin kosovar, Shpat Deda, pjesa më e madhe e së cilit është xhiruar në Kosovë, në kohë prej 20 minutash shtjellon vuajtjet e refugjatëve, kur mijëra burra, gra dhe fëmijë përpiqen për të hyrë në Evropë, në anën tjetër një familje e rehatshme angleze duket se janë në pushime.

Në film luajnë aktorët Jack O’Connell, Holliday Grainger, Tahliya Lowles, Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers, etj. (AA)

Share Button