Holandë, 200 ditë nga zgjedhjet ende nuk është krijuar qeveria

Në Holandë, ku më 15 mars 2017 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, pavarësisht se kanë kaluar 200 ditë ende nuk është krijuar qeveria, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë vend vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë mes partive, nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Unioni i Krishterëve Demokratë (CDA), Demokratët 66 (D66) dhe Partia e Unionit Krishterë (CU).

Disa politikanë theksojnë se për shkak se procesi i krijimit të qeverisë ka zgjatur shumë kjo është shqetësuese.

Qeveria e përkohshme, muajin e kaluar e dërgoi projektligjin për buxhetin shtetëror të vitit të ri dhe planin financiar në parlament. Por në parlament punimet në këtë drejtim janë shtyrë deri në kohën kur do të krijohet qeveria.

Asnjë parti politike në vend nuk dëshiron të formojë koalicion me partinë ekstremiste të djathtë të Geert Wilders, Partia për Liri (PVV), e cila në zgjidhjet arriti të fitojë 20 deputetë dhe aktualisht është partia e dytë më e madhe në vend.

Në zgjedhjet e 15 marsit në Holandë asnjë parti nuk kishte arritur shumicën për të krijuar qeverinë.

Bisedimet për krijimin e qeverisë në këtë vend kishin zgjatur 208 ditë në vitin 1977 për koalicion mes VVD dhe CDA.

Share Button