Holanda mposhtet nga Çekia, jashtë Europianit

Holanda nuk do të jetë pjesë e fazës finale të “Francë 2016”, ndërkohë që Turqia kualifikohet direkt si skuadra e tretë më e mirë e të gjitha grupeve.

“Portokallinjtë” e drejtuar nga Blind janë mundur 2-3 në “Amsterdam Arena” nga Çekia, humbje kjo që shuajti shpresat e pakta të holandezëve për të kaluar në fazën “play off”.

Lojtarët e mëdhenj holandezë si Van Persie apo Snejder nuk arritën të mposhtin Çekinë, kjo e fundit luajti për shumë minuta me 10 lojtarë.

Ndërkohë, goli i Selçuk Inan në minutat e fundit i dha fitoren 1-0 Turqisë ndaj Islandës dhe njëkohësisht biletën për të shkuar në finalen e “Francë 2016” pa patur nevojën e ndeshjeve “play off”.

Ndeshjet e fundit në grupe kanë vendosur dhe skuadrat që do të kenë dhe një shans të fundit për të qenë pjesë e finaleve të “Francë 2016”.

8 kombëtaret e tjera që do të kërkojnë kualifikimin përmes ndeshjeve të “play off” janë: Danimarka, Norvegjia, Suedia, Hungaria, Ukraina, Irlanda, Bosnja dhe Sllovenia.

 

Share Button