HIV/AIDS, sfida e madhe e njerëzimit, 36.9 milionë të prekur

Tre dekada pas zbulimit të tij, virusi HIV/AIDS mbetet ende një sfidë e madhe për shëndetitin publik me 36.9 milionë të prekur në të gjithë botën.

Megjithatë, që pas zbulimit të kësaj sëmundje të rrezikshme në vitin 1984, bota ka bërë përparime domethënëse në trajtimin dhe parandalimin e saj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, aktualisht 15.8 milionë njerëz janë në terapi , teksa strategjia 5 vjeçare për ti dhënë fund një kërcenimi të një pandemie pa fund ka nisur të japë rezultatet e para.

Sipas një raporti të UNAIDS , publikuar me rastin e ditës botërore të AIDS, rastet e reja e të prekurve me virusin HIV kanë rënë me 35 për qind që nga kulmi i pandemisë në vitin 2000.

Gjithashtu edhe numri i vdekjeve që nga kulmi i arritur në 2004, ka rënë me 42 për qind.

Përveç trajtimit, nismat e OKB-së dhe përfshirja e fuqishme e organizatave jofitimprurëse kanë ndikuar shumë në përmirësimin e cilësisë së jetesës për të gjithë personat e prekur nga sëmundja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të gjithë njerëzit e diagnostikuar me HIV pozitiv, duhet të marrin në mënyrë të menjehershme mjekim, i cili përkthehet një shans më shumë për të jetuar më gjatë dhe më mire.

 

Share Button