Hiqni dorë nga letra e aluminit, rrezikoni jetën

Prej vitesh, letra e aluminit është një domosdoshmëri për amvisat në kuzhinë për gatimin, ruajtjen dhe transportin e ushqimeve, por doktorët paralajmërojnë se ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.

“Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”, është paralajmërimi i studimit më të fundit të mjekëve.

Gjëja e parë që duhet të dini është se alumini i bën keq trurit. Ai është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit.

Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin.

Fatkeqësisht, shumë njerëz vuajnë nga helmimi nga kjo neurotoksinë, dëmi i së cilës është i përhershëm.

Por mjekët thonë se përveçse dëmton trurin, gatimi me letër alumini, mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit. Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut.

Por ai është shkatërrues edhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare. Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.

Edhe kanaçet e aluminit të rrezikshme

Edhe kanaçet e aluminit konsiderohen të një rrezikshmërie të lartë. Por për disa arsye, kjo është anashkaluar për vite me radhë. Tani nuk duhet bërë më…

Dr Essam Zubaidy, një inxhinier kimik në Universitetin Amerikan të Sharjahut, zbuloi se vetëm një vakt i gatuar me një letër alumini, mund të çlirojë 400 mg alumin.

“Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më i lartë është edhe çlirimi. Letra nuk është e përshtatshme për gatim dhe as për t’u përdorur me perimet si domatet, lëngu i qitros apo erëzat”, thotë ai.

Prandaj Organizata Botërore e Shëndetësisë i paralajmëron njerëzit që doza e kapërcimit ditor të aluminit nga trupi i njeriut nuk duhet t’i kalojë kurrsesi 60 mg.

Share Button