Hiqen vizat me Tunizinë, mund të udhëtoni me pasaportë diplomatike

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi edhe për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Tunizisë.

Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen, që ka për qëllim lëvizjen e lirë drejt Tunizisë për të gjithë ata që kanë pasaportë diplomatike.

“Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Tunizisë, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, tregohet në faqen e kryeministrisë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e zëvendësministrave të rinj.

Një tjetër vendim ka të bëjë edhe me ruajtjen fizike të komisionerëve të Vetting-ut. /k.k/noa.al/

Share Button