Hiqen tarifat e roaming në BE

Operatorët telefonik në vendet e Bashkimit Evropian më 15 qershor do t’i japin fund tarifave roaming të cilat zbatojnë për abonentët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Më 15 qershor 2017 hyn në fuqi rregullorja “Roam like at home” (Shëtit si në shtëpi) e cila është përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe aprovuar nga Parlamenti Evropian.

Që nga kjo datë përdoruesit që janë abonentë të çdo operatori në një prej vendeve brenda BE-së do të mund të përdorë telefonin gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të BE-së, duke dërguar mesazhe apo duke kryer telefonata sipas tarifave dhe paketave të operatorit që ka zgjedhur pa paguar ndonjë tarifë shtesë roaming.

Me rregulloren e re synohet të eliminohen “faturat surprizë” për telefonatat gjatë udhëtimeve brenda BE-së.

Përdoruesit do të paguajnë një tarifë shtesë të kufizuar nëse në vendet e tjera përdorin paketat e abonentit celular më shumë se në vendet e tyre. Kjo tarifë për vitin 2017 do të jetë 3,2 euro për 1 minutë bisedë, 1 euro për sms, dhe 7.75 euro për 1 GB internet në celular.

Share Button