Himarë, 4 vjeçari qëllon me çifte në kokë motrën 1 vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë ku një 4-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri motrën e tij, vetëm 1 vjeç.

E mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagës së rëndë në kokë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se 4-vjeçari kishte marr çiften që kishin në shtëpi.

 

 

Share Button