Hidhet shorti për balotazhin e Botërorit “Rusi 2018”

Në Cyrih të Zvicrës, janë përcaktuar çiftet e balotazhit për kualifikimet shtesë për Kampionatin Botëror në futboll, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Rusi, pas çka do të dihet emri i të gjitha përfaqësueseve nga Evropa të cilat do të marrin pjesë në garën më të madhe të futbollit botëror, raporton Anadolu Agency (AA).

Irlanda e Veriut-Zvicra, Kroacia-Greqia, Danimarka-Irlanda dhe Suedia–Italia janë katër çiftet të cilat do të luftojnë për katër vendet e fundit të rezervuara për Evropën në Botërorin “Rusi 2018”.

Ato do t’u bashkohen përfaqësueseve nga Evropa të cilat më herët siguruan “vizën”, Gjermanisë, Spanjës, Francës, Anglisë, Belgjikës, Portugalisë, Polonisë, Islandës, dhe Serbisë.

Ndeshjet e para do të luhen në periudhën 9-11 nëntor, ndërsa ato të kthimit në datat 12-14 nëntor.

Share Button