Hidhet nga kati i 16-të, vdes 23 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një vajzë 23-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 16-të i ndërtesës së njohur si “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut. Vajza është identifikuar si I. Belba e cila ishte duke konsumuar një kafe me dy bashkëmoshatarë në një nga lokalet e vendosura në katet e larta të pallatit. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vajza është ngritur papritur nga tavolina dhe është vetëhedhur nga kati i 16-të. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.Momentalisht ekspertët e policisë po marrin në pyetje vajzën dhe djalin që ndodheshin në tavolinë me viktimën në lokal.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike të godinës ‘Sky Tower’, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share Button