Hetimi, Thesari amerikan: Presidenti Putin është i korruptuar

Presidenti rus, Vladimir Putin është i korruptuar. Ky është konkluzioni i një hetimi të ndërmarrë nga Thesari amerikan i Shtetit, sipas asaj që bën të ditur BBC.

Qeveria amerikane ka vendosur deri më tani sanksione ndaj ndihmësve të Putinit, por kjo është hera e parë që Departamenti i Thesarit e akuzon drejtpërdrejt atë për korrupsion.

Zëdhënësi i presidentit rus ka reaguar menjëherë, duke thënë se asgjë prej këtyre dyshimeve apo çështjeje nuk meriton vëmendje apo justifikim, pasi ky konkluzion është një trillim i pastër.

Megjithatë, javën e kaluar, një hetim publik i kryer në Britaninë e Madhe doli në përfundimin se Putin “me shumë mundësi” miratoi eliminimin e ish-spiunit të KGB-së, Alexander Litvinenko.

Adam Szubin, i cili mbikëqyr sanksionet e Thesarit amerikan të Shtetit, është shprehur për britaniken BBC se, presidenti rus është i korruptuar dhe se qeveria amerikane e dinte këtë gjë prej vitesh e vitesh të tëra.

 

Share Button