Helmohen 6 nxënës pasi kanë blerë byrekë tek shitësi ambulant

Një grup fëmijësh kanë përfunduar në spital me helmim ushqimi, pasi kishin konsumuar byrekë të cilët i kishin blerë pranë shkollës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kutalli të Beratit.

Nën akuzë është vënë 60-vjeçari B.S., banues në Kutalli, Ura Vajgurore, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Ai akuzohet se, u ka shitur byrekë të prodhuar në banesë gjashtë nxënësve të shkollës 9-vjeçare të fshatit, cilët kanë patur të vjella.

Të miturit pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan për në banesë. Dyshohet se vogëlushët kanë pësuar helmim ushqimi, për shkak të konsumit byrekëve, ndërkohë që lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim.noa.al

Share Button