Helmimi nga mbetjet në Kamëz, Mziu kërkon 1 javë kohë për zgjidhjen

Pas 2 takimeve të dështuara mes protestuesve dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, për heqjen e mbetjeve urbane që derdhen dhe digjen në lumin Tërkuzë, protesta vijoi edhe sot, por zgjati vetëm 10 minuta.

Sipas ambientalistit Sazan Guri, protestuesit u shpërndanë menjëherë pasi u njoftuan se Xhelal Mziu u ka kërkuar 1 javë kohë për të gjetur zgjidhje.

Banorët pranë lagjes Dritas janë ankuar prej vitesh për djegien e mbeturinave, për këtë krim mjedisor që thonë se po u merr jetën. Të njëjtën gjë pohon edhe kryetari i bashkisë Kamëz, i cili shpjegoi se projekti për ndërtimin e një landfilli në Valias është miratuar në këshill bashkiak vitin e kaluar, është miratuar edhe nga KKT-ja, por sipas Mziut qeveria e ka refuzuar.

Protestuesit thonë për Top Channel se kërkesa për ta shtyrë këtë çështje edhe 1 javë mund të jetë thjesht një zvarritje nga ana e kryetarit të bashkisë Kamëz, por thonë se nëse nuk do të ketë zgjidhje edhe pas këtij afati, protesta do të jetë më masive.

Share Button