Helmi i merimangës mund të trajtojë paralizën

Në një hulumtim të bërë në Australi u zbulua se helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendore në Australi, shkencëtarët austalianë kanë gjetur se një proteinë që gjendet në helmin e merimangës mund ta mbrojë trurin ndaj dëmtimeve që mund të ndodhin pas paralizës.

Studiuesit nga universitetet Queensland dhe Monash në ishullin Fraser, i cili është i lidhur me shtetin Queensland dhe ndodhet në veri të Australisë, kanë kapur tre merimanga “hinkë” (funnel-web), të cilët janë merimangat më helmuese në botë.

Studiuesit të cilët në laborator kanë nxjerrë helmin e merimangave me ndihmën e një pipeti, kanë prodhuar shembullin e proteinës Hi1a, i cili gjendet në helmin e këtij lloji të merimangës.

Studiuesit kanë injektuar shembullin e proteinës së prodhuar tek minjtë dhe kanë parë që kjo proteinë ka mbyllur kanalet jonike të trurit të cilët bëjnë sekretimin e acidit, e cila është arsyeja kryesore e formimit të dëmtimeve në tru pas paralizës.

Një profesor në Universitetin Queenslan, Glenn King tha se me këtë studim për herë të parë është gjetur mënyra e zvogëlimit të dëmtimeve në tru pas paralizës.

Sipas King, Hi1a mbron pjesën e trurit e cila më së shumti ndikohet nga mungesa e oksigjenit për shkak të paralizës dhe trajtimi i së cilës është zakonisht i vështirë për shkak të vdekjes së qelizave.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë publikuar në revistën e Akademisë Nacionale të Shkencave (NAS) me seli në Uashington.

Share Button