Haxhinjtë shqiptarë kryejnë ritet e fundit të Haxhit për këtë vit

Mekë, 03 shtator 2017

Gjatë këtyre ditëve haxhinjtë shqiptare kanë vijuar kryerjen e ritualeve të Haxhit të cilat vijojnë edhe për tre dite pas Kurban Bajramit. Këto ditë janë karakterizuar me rite dhe lutje drejtuar Zotit.

Pas qëndrimit në Mina, Muzdelife dhe gjuajtjes me gurë në Xhemarate, haxhinjtë janë ndarë në grupe, ku një pjesë e tyre kanë kryer tavafin zijare e një pjesë kanë qëndruar në Mina, për të përmbushur ritet sipas tradites profetike. Kulminacioni i Haxhit ishte qëndrimi në malin Arafat një ditë para festës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit ka vlerë shumë të madhe në kalendarin islam.

Haxhinjtë e mbledhur nga e gjithë bota në Mekën, kanë shprehur emocione të papërshkrueshme për kryerjen e një vepre madhore siç është Haxhi. Adhurim që përbën një nga pesë shtyllat e Islamit. Sot rreth orës 17.00 pritet të bëhet hedhja e gurëve në Xhemarate të organizuar në grupe nga KMSH, haxhinjtë do t’i drejtohen xhemerateve (hedhjes se guraleceve simbolike) me pas ato i drejtohen tavafit të lamtumirës, në Qaben e shenjtë, pas të cilit ato përfundojnë edhe Haxhin.

img_7677 img_7679 img_7680 img_7681 img_7683 img_7684 img_7685 img_7686 img_7687 img_7688 img_7689

img_7696 img_7697 img_7698 img_7699 img_7700 img_7701

Share Button