Has, 46-vjeçari i hedh kushëririt granatë dore në banesë

Policia e Hasit ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka hedhur një granatë dore në banesën e kushëririt të tij, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëme në fshatin Helshan ku pas një grindje për motive pronësie, 46-vjeçari Sokol Brasha ka hedhur një granatë dore në afërsi të banesës së kushëririt të tij, M.Brasha.

Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin Sokol Brasha dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Share Button