Hapet restoranti i parë me shërbim robotik në Iran

Restoranti i parë robotik i quajtur “Roboshef”, i hapur në kryeqytetin e Iranit, Teheran, pavarësisht se i referohet të rinjve ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të të gjitha moshave, shkruan Anadolu Agency (AA).

– Nuk ka arkëtar dhe kamarier, pagesa mund të bëhet online

Në restorantin i cili në Teheran ofron shërbim kryesisht për pica që nga viti i ri e deri tani, kamarierët robotë presin klientelën dhe marrin porositë. Të gjitha shërbimet tjera ofrohen në mënyrë automatike, përfshirë edhe pagesat.

Pavarësisht se karriget nuk janë të ndryshme nga një restorant i zakonshëm vërehet se tavolinat kanë pamjen e një tableti të madh me strukturën e cila shndërrrohet në një ekran të madh dixhital. Gjithashtu në këto tryeza të përshtatura me ekrane me prekje mund të përcaktoni edhe uqshimin që preferoni.

Porositë e marra nga pjesa e kuzhinës shërbehen nga roboti kamarier i cili lëviz nëpërmjet një sistemi me shina të vendosur mes tavolinave.

Klientët e “Roboshef”-it teksa presin ardhjen e ushqimeve të tyre mund të kalojnë kohën me lojërat kompjuterike të paraqitura në ekranet dixhitale.

Mexhid Zibadel, menaxheri dhe pronari i “Roboshef”-it për gazetarin e AA-së tha se në menaxhimin e restorantit kanë hapur “një risi të re” duke përfituar nga mundësitë e teknologjisë.

“Tryezat dallojnë nga llojet tjera dhe janë me prekje, ndërsa janë plotësisht vendase dhe të dizajnuara në mënyrë që klientët tanë të mos kenë asnjë problem gjatë apo pas ushqimit. Gjithashtu ekskluziviteti i tryezave është plotësisht i yni”, thotë Zibadel.

– Interes i lartë nga të gjitha moshat

“Duke bashkuar ushqimin me teknologjinë kemi përgatitur një ambient të përshtatshëm për klientët tanë të rinj. Por, që kur kemi nisur të ofrojmë këtë shërbim kemi arritur të tërheqim vëmendjen e shumë të moshuarve të cilët janë kurioz për konceptim të restorantit tonë”, tha Zibadel.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se kryesisht ofrojnë shërbime për pica, Zibadel shtoi se nga pikëpamja e çmimeve nuk janë ndryshe nga restorantet tjera në Teheran.

20171012_2_26237404_26730777_web 20171012_2_26237404_26730779_web 20171012_2_26237404_26730780_web

Share Button