Hapet në Bosnje xhamia që e dogjën serbët

Më shumë se 10,000 njerëz janë mbledhur për ceremoninë e rihapjes së një xhamie në Bosnjë, e cila ishte shkatërruar nga serbët gjatë luftës së viteve ’90-a të shekullit të kaluar.

Xhamia “Ferhat Pasha” ishte kryevepër e shekullit 16-të, e arkitekturës së stilit osman. Ajo ishte një ndër 16 xhamitë që kishte qyteti i Banja Llukës, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, për të fshirë çfarëdo gjurme se myslimanët jetonin aty, duke i përndjekur e vrarë ata, përcjell REL.

Një përpjekje pas luftës, në vitin 2001, për ta vënë një gurthemel për rindërtimin e saj ishte ndërprerë nga një grup nacionalist serb, i cili sulmoi vizitorët myslimanë, duke lënduar dhjetëra prej tyre e vrarë një person. Forcat e NATO-s u patën detyruar t’i largonin ambasadorët e huaj nga vendi ku po mbahej ceremonia me helikopterë.

Ndërsa sot, autoritetet serbe të Bosnjës vendosën afër 1,000 policë për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë.

Share Button