Hapet llotaria amerikane: Ky është kushti i vetëm që duhet të kenë aplikantët

Të shumtë janë shqiptarët që kanë dëshirë që të fitojnë Lotarinë Amerikane. Dje në emisionin “Rudina” në Klan tv, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht sot dhe do të zgjasë deri më 7 nëntor.

“Nëse nuk ka shkollë të mesme, ne i vëmë re dhe përvojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime të rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duhet të përdorni një foto që është përdorur dy vite më parë. Ka një ndryshim për mirë këtë vit, sepse ju keni mundësinë e verifikimit të të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur.”

Është shumë e rëndësishme që çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, por duhet që ata duhet të jenë përgjegjës kur t’ua plotësojë dikush tjetër.

“Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista”, tha Mansaku./Marrë nga Konica.al

Share Button