Hapet hoteli dedikuar palestinezëve, prezantimi i jetës nën okupim

Në Betlehem të Bregut Perëndimor u hap hoteli “The Walled Off”, i cili nga të katër anët është e rrethuar nga muri i ndarjes.

Hoteli është ndërtuar përballë murit që ndanë Izraelin nga Bregu Perëndimor. Projektin e hotelit e ka bërë artisti i famshëm britanik i rrugës, Bansky.

Hoteli u jep mundësi vizitorëve që të përpiqen të kuptojnë jetën e palestinezëve pas murit të ndarjes dhe në vendin e pushtuar.

Izraeli, nën pretendimet për shqetësime lidhur me sigurinë, në vitin 2002 filloi ndërtimin e murit të ndarjes, një distancë prej 650 kilometrash mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit.

Ndërtimi i murit filloi në kohën kur në pushtet ishte Ariel Sharon.

Share Button