Hapen “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”

Më 17 nëntor janë hapur edhe zyrtarisht ” Javët e kulturës shqiptare në Austri“.

Të shndërruara tanimë në traditë, “Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri” në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare të cilat veprojnë në shtetin austriak dhe përkrahjen e partnerëve të ndryshëm, arriti të organizojë aktivitete nga më interesantet dhe më të larmishmet me qëllim të përfaqesimit dhe prezentimit dinjitoz të kulturës shqiptare dhe njëherish integrimit të komunitetit shqiptar në Austri.

Hapja solemne e këtij aktiviteti u bë në Gebietsbetreuung të Vjenës me hapjen e ekspozitës “Muscle Memorie’’ të krijuesit shqiptar Jakup Ferri.

Të pranishëm ishin rreth 300 persona në mesin e të cilëve edhe përfaqësues të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë në Vjenë si dhe përfaqësues të ministrisë së Diasporës së Kosovës.

Të gjithë u pritën me pije dhe ushqime tradicionale shqiptare, të sponzorizuara ng akompani shqiptare që veprojnë në Vjenë si dhe të sjellura edhe nga vet Kosova, poashtu edhe me pijen tradicionale austriake verën e vluar.

Ekspoziten e udhëheqën moderatorët nga Kosova dhe Shqipëria FjollaDoli dhe Franc Jakova, kurse fjalën hapëse e pati nikoqiri i mbrëmjes udhëheqësi i Gebiets Betreuung Christoph Gollner dhe gjithashtu kryetari i Këshillit Koordinues Ermal Vejsa

Kuratorja e mbrëmjes ishte Stephanie Friedrich e cila bëri përshkrimin dhe prezentoni veprat dhe vet artistin Jakup Ferri.

Veprat e tij u sollën në Vjenë enkas nga galeria e tij në Amsterdam për “Javët e kulturës shqiptare”në Austri.

Mbrëmja vazhdoi me muzikën e veçantë të kompozitorit të ri, artistit VisarKasa dhe grupit të tij muzikor.

“Javët e kulturës shqiptare në Austri“ do të vazhdojnë edhe me aktivitete të tjera që do të zhvillohen ditëve në vijim.

Të gjitha këto realizohen falë bashkëpunimit me Minstrinë e Diasporës së Kosovës, ambasadën e së Shqipërisë në Austri, ambasadën e Kosovës në Austri, Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Evropë, firma me pronarë shqiptar që veprojnë në Austri, vullnetar dhe aktivistë të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, transmeton Klan Kosova.

Share Button