Hapat për realizimin e qëllimeve tuaja

Nëse keni plane për të ardhmen, është e rëndësishme të përcaktoni qëllime të qarta.

Nëse nuk e bëni, vështirë se mund të arrini dicka. Por nuk është e mjaftueshme vetem të kemi gjërat në mendje , ne duhet të punojmë drejt realizimit të tyre.

Prandaj në këtë artikull do të njiheni me mënyrat për të caktuar dhe arritur qëllimet tuaja në jetë.

1. Vendos prioritete dhe mos e ngarko veten

Ju mund të keni disa plane afatgjate apo afatshkurtër, dhe mund të përcaktoni qëllime të shumta. Kjo është në rregull, por nëse ngarkoni veten dhe stresoheni ju nuk mund të arrini asnjë nga ato. Nuk ka asgjë të keqe të prisni shumë nga vetja. Por prioritizimi i qëllimeve do ju ndihmojë ti caktoni përparësitë dhe trajtoni qëllimet një nga një avarësisht sa janë të rëndësishme apo urgjente.

2. Vendosni afate

Kur vendosni qëllimet tuaja, ju ndihmon nese vendosni afatet e arritjes së tyre. Vetëm sigurohuni të jenë realiste se përndryshe mund të dekurajoheni dhe të hiqni dorë.

3.Shkruani qëllimet tuaja.

A keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen, “larg syve, larg mendjes?” Kjo vlen për çdo gjë në jetë, duke përfshirë vendosjen e qëllimeve. Shumë njerez thonë se duan të arrijnë diçka, por nëse nuk i shkruani pas disa ditësh ose javësh do të harroni se cka keni thënë. Shkruani qëllimet tuaja thjeshtë dhe ngjitni në dhomë apo në kompjuterin tuaj.

4. Nxiteni veten

Besojeni ose jo por nëse vendosni të shpërbleni veten tuaj pasi të arrini qëllimin, kjo gje do ju ndihmojë të tregoni progres cdo dite e me shume. Shpërblimi nuk do te thote të jetë i shtrenjtë. Mund të jetë një aktivitet me kosto të lirë, të tilla si festimi me nje darkë, te kaloni nje dite ne spa , te bleni rroba te bukura etj.

5.Mos hiqni dorë

Ju do të përjetoni pengesa të ndryshme, por mos e lejoni që ato t’ju dekurajojnë. Merrni veten dhe vazhdoni hapat drejt qëllimeve. Në qoftë se ju mendoni se plani juaj i sulmit nuk është duke shkuar mirë, apo se është duke ju marrë shumë kohë, atëherë kthehuni në fazë përgatitore dhe bëni një plan tjetër sa më funksional në arritjen e qellimeve.

6. Punoni në harmoni me qëllimet tuaja

Është shume e rëndësishme të punoni në harmoni me qëllimet tuaja. Për shembull, në qoftë se ju jeni duke u përpjekur për të kursyer para dhe për të paguar borxhin, ju duhet të ndaloni disa shpenzime të tjera. Darkat, pazari me miqtë mund t’ju provokoj të shpenzoni paratë që ju nuk keni. Prandaj duhet ti shmangni aktivitete të tilla për një kohë.

 

 

 

Share Button