Hani mollë e banane në mëngjes

Energjia që na duhet në mëngjes mund të arrihet kur ne konsumojmë ushqime të duhura.

Mjekët shpesh kanë këshilluar që një mëngjes i shëndetshëm do të ishte me konsumimin e frutave, e ndërsa një recetë ideale do të ishte me mollë dhe me banane të shtrydhura, transmeton “Zeri.info”.

Molla përmban fibra, vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët nxisin prodhimin e energjisë.
Ndërsa banania ofron potasium, që ndihmon muskujt të zgjohen dhe të rivihen në punë.

Sheqeri që përmbajnë frutat bën një zgjim të trurit në formë të menjëhershme.

Prandaj mos hezitoni dhe futini në dietën tuaj të përditshme.

Share Button