Halle Berry merr çmimin “Global Icon”

Halle Berry u nderua me çmimin “Global Icon” nga Huading Film Awards në Los Angelos. Aktorja 47-vjeçare u nderua me këtë çmim për impaktin që ka patur nëpër filma dhe faktin që ka bërë historinë si gruaja e parë afro-amerikane që fitoi çmimin Oskar si  “Aktorja më e mirë” për performancën e saj në  “Monster’s Ball”. “E dashuroj atë që bëj dhe jam shumë e lumtur për këtë vlerësim. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të merrja një çmim “Global Icon”. Do vazhdoj të punoj dhe të bëj filma ”, tha Berry.

Share Button