Hakerat tregtojnë në internet llogari dhe fjalëkalime të vjedhura

Alex Holden, themelues dhe shefi i informacionit në kompaninë Hold Security ka bërë të ditur se miliona llogari dhe fjalëkalime të Gmail, Hotmail dhe Yahoo, janë hakuar së fundmi dhe detajet e tyre po tregtohen në internet.

Të dhënat nga rreth 97 milionë llogari janë vjedhur si pjesë e një sulmi të madh kibernetik që mendohet se ka ndikuar rreth 272.3 milionë përdorues në mbarë botën, ka thënë një eksperti të sigurisë.

Ky sulm është shënuar si një ndër sulmet më të mëdha të hakerave.

Të dhënat nga këto emaila besohet se po shiten në Rusi, për pak para. Microsoft e ka pranuar se emailat e saj janë hakuar, ndërkaq Google dhe Yahoo kanë refuzuar të përgjigjen rreth këtij sulmi.

Share Button