Gwen Stefani në jurinë e “The Voice” në SHBA

Gwen Stefani zyrtarisht i është bashkuar panelit vlerësues të spektaklit amerikan “The Voice”. Këngëtarja 44-vjeçare do të ulet në karrigen e panelit për edicionin e shtatë të shout. Këtë e ka konfirmuar Christina Aguilera, e cila aktualisht është tërhequr nga shou për shkak të shtatzënisë së saj të dytë. “Shumë e emocionuar që po na bashkohesh në skuadrën e TheVoice, @GwenStefani! Mirë se vjen në familjen tonë të çmendur”,ka shkruar Christina në Twitter. Gwen më vonë e ka konfirmuar edhe vetë, duke postuar në Instagram një fotografi të dorës së saj që tregon shkronjën V, përfshirë një mikrofon, sipër të cilit ka shkruar “Është e vërtetë!

Share Button