Guatemalë, zjarri në një strehimore për fëmijë i merr jetën 22 vajzave

Zjarri që përfshiu një strehimore në periferi të kryeqytetit të Guatemalës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 22 vajza adoleshente dhe dhjetëra u plagosën, disa prej të cilave janë në gjendje kritike me djegie të shkallës së ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Strehimorja e lartpërmendur shtetërore është e njohur për nga mbipopullimi, pretendimet për abuzime dhe arratisjen e fëmijëve. Arratisja masive filloi të martën në mbrëmje, kur dhjetëra adoleshentë tentuan të largohen nga ndërtesa, shumica e të cilëve janë kapur dhe janë mbyllur në dhomat e tyre.

Zjarri shpërtheu të mërkurën në mëngjes, kur u dogjën dyshekët në pjesën për femra të strehimores, thanë autoritetet. Zjarri u përhap me shpejtësi në dy dhoma, ku humbën jetën 22 vajza.

Disa prindër qëndrojnë para spitaleve me emrat dhe fotografitë e fëmijëve të tyre, duke pritur për informacione dhe identifikim.

Piedad Estrada, një shitëse rruge, erdhi në spital me foton e vajzës së saj 16-vjeçare. Siç thotë, adoleshentja ishte shtatzënë dhe në strehimore kishte qëndruar nëntë ditë pasi ajo iku nga shtëpia.

Estrada kishte kërkuar vajzën e saj në spitale dhe morg, por nuk ka marrë asnjë informacion. Ajo ia tregonte foton personelit të spitalit, por ju tha se pesë vajza janë plotësisht të fashuara, kështu që nuk mund të jen të sigurtë.

“Ata e morën nga unë për ta djegur. Fajësoj shtetin për atë që ndodhi”, tha nëna e 16-vjeçares.

Disa orë pas tragjedisë, qeveria e Guatemalës shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe premtoi se do të nisë një hetim të plotë. Në deklaratë thuhet se qeveria më parë kishte kërkuar që të rinjtë me të kaluar kriminale, të zhvendosen në pjesë të tjera të kompleksit, por kjo nuk ndodhi.

E rrethuar me pemë dhe me një mur 30 metra të gjatë, kjo shtëpi e sigurisë është ndërtuar me një kapacitet për të akomoduar 500 të rinjë, por në kohën e zjarrit në kompleksin në fjalë ndodheshin 800 të mitur të cilët janë viktima të abuzimit në familje apo kanë jetuar në rrugë, kurse në strehimore vijnë me urdhër të gjykatës.

Share Button