Guardiola – Manchester United, kjo është e vërteta

Drejtuesit e Manchester Unitedit kanë mohuar raportimet e mediave se janë duke zhvilluar bisedime me Pep Guardiolan

Sipas ‘L’Equipe’, drejtuesit e Manchester Unitedit janë takuar me Pep Guardiolën javën e kaluar në Paris.

Sipas kësaj të përditshme, Guardiola u takua me krerët e Unitedit në hotelin ‘Le Bristol Paris’ për të diskutuar rreth lëvizjes së mundshme të spanjollit në ‘Old Trafford’.

Por, sipas tabloidit britanik, Daily Star, drejtuesit e ekipit nga Old Trafford kanë mohuar raportimet e mediave se janë duke zhvilluar bisedime me Guardiolan.

Guardiola tashmë ka konfirmuar se edicionin e ardhshëm do të trajnojë një skuadër në Premierligë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë City apo Unitedi.

Share Button