Gruaja lind fëmijën gjatë udhëtimit me avion

Një avion i China Airlines bëri një ulje të detyruar në Alaskë, pasi iu shtua një pasagjer i ri.

Një grua bëri një lindje të papritur, tetë javë para kohe.

Gruaja nga Tajvani po fluturonte nga Bali për në Los Angeles por asaj i plasën ujërat gjashtë orë pasi kishte nisur udhëtimi.

Në ndihmë i ka ardhur një mjek, i cili ndodhej mes pasagjerëve të avionit.

Pas uljes së detyruar në Alaska, nëna e re, e cila në ato momente po fluturonte e vetme dhe foshnja e saj janë dërguar në një spital lokal në gjendje të mirë shëndetësore.

 

 

Share Button