Greva e urisë hyn në ditën e 6-të

Greva e urisë e të larguarve nga administrata ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë.

Në çadrat e vendosura në lulishten para Piramidës gjenden 13 grevistë, gjendja shëndetësore e disa prej të cilëve sipas mjekëve është e rënduar.

Mesohet se rreth orës 02:00 pas mesnate grevisti Petrit Fejzullaj ka lënë grevën e urisë dhe është dërguar në spital.

Ndërkohë sot në mëngjes në spital u dërgua Tonin Kolthi, i cili ka pasur luhatje tensioni.

Edhe pasditen e djeshme pati grevistë të cilët u detyruan të shkojnë në spital për tu mjekuar dhe më pas ata u kthyen në çadër.

Ndërkaq grevistët kanë akuzuan mjekët se nuk kanë dhënë si duhet kujdesin mjekësor.

 

Share Button