Greqi, zi kombëtare për viktimat nga përmbytjet

Kryeministri grek Aleksis Cipras shpalli ditë zie kombëtare në vend për shkak viktimave nga përmbytjet, në të cilat e humbën jetën 15-të persona, njoftuan mediat greke.

“Shpallja ditë zie kombëtare është më së paku që mund të bëjë”, deklaroi Cipras.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë pritet të shpall ditë zie kombëtare treditore.

Cipras theksoi se do të bëjë “hetim të tërësishëm që të mos përsëritet katastrofa”.

Ai paralajmëroi se Qeveria do t’u ndihmojë familjeve të viktimave me të gjitha mjetet e mundura, si dhe amvisërive dhe ndërmarrjeve të përfshira nga përmbytjet katastrofale.

Ndërkohë Shërbimi meteorologjik kombëtar grek edhe për sot paralajmëroi reshje të shiut dhe stuhi në vend.

Në disa vende stuhia do të jetë e fuqishme, posaçërisht në rajonin e Detit të Jonit, në pjesën kontinentale, në ishullin Evbeja, si dhe në pjesën perëndimore të ishullit të Kretës, paralajmërojnë meteorologët.

Share Button