Greqi, sot gjyqi ndaj gardianëve që torturuan Ilia Karelin

8 nga 15 zyrtarët e burgut grekë të Nigritas, mes tyre edhe drejtori i burgut, që akuzohen se kanë dhunuar për vdekje të dënuarin shqiptar, Ilia Kareli sot do të japin dëshmitë e tyre para gjykatës.
8 gardianët të cilët ndiqen në gjendje të lirë, pasi udhër-arrestet ndaj tyre janë pezulluar, do të paraqesin mbrojtjen përballë prokurores Georgia Toutountzi.

Prokuroria greke ka akuzuar 12 gradianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut të Nigritas për vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli.

Ndaj tyre rëndon akuza e torturës me pasojë vdekjen dhe shpërdorim detyre.

Sipas aktakuzës, të gjithë ata, për më shumë se dy orë e torturuan vazhdimisht dhe në mënyrë sistematike Ilia Karelin, me qëllim që ta ndeshkonin për vrasjen e kolegut të tyre grek, Jorgos Tsironis, më 25 mars, në burgun e Malandrinos.

 

Share Button