Greqi, shpërthim në qendër të Athinës

Një autobombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në qendër të Athinës.

Kanë qenë dy telefonata anonime në redaksitë e dy gazetave të cilat njoftuan se një makinë me 75 kilogramë eksploziv do të shpërthente në qendër të kryeqytetit grek.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur njerëz të lënduar, por janë shkaktuar dëme material.

Nuk dihen ende përgjegjësit e këtij sulmi terrorist ndërkohë që policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share Button