Greqi, miratohet ligji për ndërtimin e xhamisë në Athinë

Të gjitha partitë e parlamentit grek, përveç Agimit të Artë, por dhe partisë së vogël të koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, kanë votuar pro nenit 5 të projekligjit për reformat në arsim, i cili i jep dritën jeshile ndërtimit me fonde shtetërore dhe funksionimit të xhamisë së parë në kryeqytetin grek.

Për nenin në fjalë ka pasur diskutime deri në mbrëmjen e së enjtes, sidomos pas rezervave të shprehuara nga deputetë konservatorë dhe nga kreu I Demokracisë së Re, për mënyrën e financimit.

Vendi i planifikuar për krijimin e xhamisë është një bazë e vjetër detare në Votanikos, një lagje industriale, në perëndim të Athinës, kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk kishte një objekt kulti për më shumë se 500 mijë myslimanë që jetojnë atje.

Myslimanët e këtij qyteti namazin e falin nëpër garazhe dhe bodrume.

 

Share Button