Greqi, kapen 691 kg kanabis që vinte nga Shqipëria

Policia greke bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 691 kg kanabis sativa, e cila vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 2 shtetas grekë, transportues të saj.

Sipas mediave greke droga u gjet e fshehur në çatinë e një kamioni frigorifer, ndërsa mësohet se prejardhja e saj ishte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë.

Policia arrestoi edhe transportuesit e drogës, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Ndërkaq policia greke po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrjetit të trafikut narkotik.

 

Share Button