Greqi, gazetarët në grevë 24-orëshe

Për herë të dytë brenda një jave sindikatat e gazetarëve në Greqi kanë shpallur një grevë të përgjithshme 24-orëshe.

Prej orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, kanalet televizive, radiofonike dhe agjencitë e informacionit nuk transmetojnë asnjë lajm.

Greva zhvillohet një ditë para grevës së madhe të përgjithshme që kanë shpallur gjithë sindikatat greke të sektorit publik dhe atij privat, të cilat protestojnë kryesisht për projektligjin e ri të pensioneve që kërkon të aprovojë qeveria nën presionin e kreditorëve.

Vlen të përmendet se në vitet e krizës papunësia në radhët e gazetarëve në Greqi ka shkuar në masën 60%, ndërsa është rritur puna në të zezë dhe pagat e ulta në portalet e ndryshme të informacionit, në të cilat vërehet edhe mungesa e deontologjisë dhe e profesionalizmit.

 

Share Button