Greqi, bie shkalla e papunësisë

hkalla e papunësisë në Greqi në muajin maj ka shënuar rënie në baza vjetore dhe mujore dhe arrin në 21.7 përqind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në muajin maj ka qenë 21.7 për qind, ndërsa numri i të papunëve ka rënë në 1 milion e 35 mijë persona.

Ndërkohë, shkalla e papunësisë në muajin e kaluar ishte 21.8 për qind.

Shkalla më e lartë e papunësisë në vend në bazë vjetore pavarësisht rënies së konsiderueshme u shënua tek rinjtë e moshës 15-24 vjeç me 44.4 për qind.

Greqia zë vendin e parë në shtetet e Eurozonës për shkallën e papunësisë, edhe pse ka shënuar një rënie prej rreth 2 për qind nga viti i kaluar.

Papunësia më e madhe në vend u regjistrua në vitin 2013 me 27.9 për qind.

Share Button