Gratë që kanë mungesë të vitaminës D, kanë lindje më të dhimbshme

Një hulumtim në SHBA sugjeron se koncentrimi i ulët i vitaminës D në gjak lidhet me lindjen e dhimbshme. Koncentrimi i ulët i vitaminës D është gjë e zakonshme në shtatzëni, veçanërisht tek vegjetarianët dhe gratë të cilat në mënyrë të pamjaftueshme u ekspozohen rrezeve të diellit.

Hulumtimi bazohet në të dhënat e 93 grave shtatzëna tek të cilat koncentrimi i vitaminës D është kontrolluar para lindjes dhe të cilat kanë pranuar anestezion epidural.
Hulumtimi i Kedars-Sinai Medikal Center në Los Anxhelos ka përcaktuar se gratë të cilat kanë pasur koncentrimin më të vogël të vitaminës D në gjak kanë marrë më së shumti barëra kundër dhimbjeve. Mjekët theksojnë se parandalimi nga mungesa e vitaminës D në gjak do të kishte efekt të rëndësishëm në zvogëlimin e dhimbjeve gjatë lindjes.

Share Button