Gramsh, shembet masivi shkëmbor, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në aksin Gramsh-Moglicë, ku kanë humbur jetën tre persona.

Si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në këtë zonë, kanë vdekur 2 punëtorë, që punonin për ndërtimin e rrugës dhe inxhinieri.

Viktimat janë Sokol Elmazi, 33-vjeç, Oltjon Kola 21-vjeç si dhe inxhinieri i firmës, një shtetas italian.

Mësohet se tre puntorët, të specializuar për ndërhyrje në masive shkëmbore ishin duke punuar për ndërtimin e rrugës Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur ‘Molla e Grabovës’ kur janë zënë poshtë nga masivi shkëmbor.

Policia ndërkaq ka nisur punen per zbardhjen e plote te ngjarjes.

 

Share Button