Gramsh: Makina bie në humnerë, dëshmia: Shoferi mbante djalin në prehër

Aksidenti i ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor që lidh fshatin Bërsnik me qytetin e Gramshit, kur një “Fuoristradë” që transportonte nxënës e mësues u rrokullis nga një lartësi prej gati 100 metrash, ka ardhur si pasojë e një lëvizje të gabuar.

Sipas dëshmive të të plagosurve, mes tyre edhe atë të një vajze të vogël e cila konfirmon se shoferi i mjetit, shtetasi K.D mbante në prehër djalin e tij 8-vjeçar.

Policia dyshon se ndonjë lëvizje e gabuar e timonit, nga ana e 8-vjeçarit ka bërë që mjeti të përfundojë në humnerë, por hetimet ende s’kanë përfunduar, shkruan balkanweb.

Share Button